
Një situatë kaotike është shënuar pranë urës në hyrje të ish-Bllokut, në zonën e Tajvanit, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën për makinat e policisë duke vendosur kosha mbeturinash.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivët e forcave “Shqiponja” janë përballur me turmën e protestuesve, ndërsa raportohet se kanë hedhur gurë dhe mjete të tjera rrethanore, përfshirë tulla trotuari, në drejtim të qytetarëve, me qëllim shpërndarjen e tyre.
Më pas turma e efektivëve është zmbrapsur dhe është pozicionuar te ura për të penguar lëvizjen e qytetarëve. /LAPSI.al