Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Harry dhe Meghan rikthehen së bashku në Britani, dalja e parë zyrtare pas zhvendosjes

Lapsi.al 15 October 2026

Harry dhe Meghan rikthehen së bashku në Britani, dalja e parë

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Princi Harry dhe Meghan Markle, janë shfaqur së bashku në daljen e tyre të parë zyrtare pas zhvendosjes së familjes në Mbretërinë e Bashkuar. Çifti vizitoi Nottinghamin të enjten, më 15 tetor, një qytet që zë një vend të veçantë në historinë e marrëdhënies së tyre.

Harry dhe Meghan u pritën ngrohtësisht nga rreth 100 persona, të cilët ishin mbledhur për t’i përshëndetur. Çifti mbërriti rreth orës 10:35 me orën lokale dhe kaloi afro 15 minuta duke përshëndetur qytetarët, përpara se të hynte në ambientet e organizatës bamirëse Community Recording Studio (CRS).

Gjatë takimit, ata shtrënguan duart me të pranishmit, biseduan me fëmijët e shkollave dhe pranuan buqeta me lule. Një prej personave të pranishëm i dhuroi Meghanit edhe një tullumbace të mbushur me helium.

“Është kënaqësi të jem sërish këtu”, mësohet t’i ketë thënë Dukesha një prej qytetarëve.

Një moment veçanërisht emocionues ishte kur një grua i tregoi Meghanit një fotografi të saj dhe Harryt nga vizita e vitit 2017. “Kjo është kaq e veçantë”, u përgjigj ajo.

Vizita ka një domethënie të veçantë për çiftin, pasi ishte pikërisht Nottingham-i vendi ku Meghan bëri daljen e saj të parë zyrtare në krah të Princit Harry, më 1 dhjetor 2017, vetëm katër ditë pasi ata njoftuan fejesën.

Asokohe, çifti i sapofejuar u prit nga një turmë e madhe qytetarësh, të cilët kishin dalë për t’i uruar për martesën e ardhshme.

Edhe këtë herë, Meghan zgjodhi një veshje elegante, të përbërë tërësisht nga marka britanike. Ajo mbante një pallto, një bluzë dhe vathë nga marka Joseph, të kombinuara me një fund nga The Fold London dhe këpucë nga Jennifer Chamandi. Në një tjetër detaj që riktheu kujtimet e vitit 2017, Meghan kishte zgjedhur edhe atëherë një fund nga Joseph.


Dalja e përbashkët në Nottingham vjen pothuajse dy muaj pas zhvendosjes së çiftit në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me fëmijët e tyre, Princin Archie, 7 vjeç, dhe Princeshën Lilibet, 5 vjeçe.

Ndërsa Meghan zhvilloi angazhimin e saj të parë zyrtar që nga zhvendosja, Harry kishte realizuar më herët disa dalje të pavarura, kryesisht në mbështetje të Lojërave Invictus.

Sipas një burimi pranë çiftit, të cituar nga revista People, javët e para pas mbërritjes në Britani u përqendruan te përshtatja e familjes dhe krijimi i një rutine për fëmijët, përfshirë fillimin e shkollës.

Tashmë, Harry dhe Meghan janë të gatshëm t'i rikthehen më intensivisht projekteve dhe angazhimeve të tyre.

“Gjatë javës, ndërsa fëmijët janë në shkollë, ata punojnë. Fundjavat familjare po i shijojnë së bashku”, tha burimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI