Flash

“Për pak sa nuk vdiqa”, James McAvoy tregon betejën e frikshme shëndetësore

Lapsi.al 13 October 2026

“Për pak sa nuk vdiqa”, James McAvoy tregon betejën e

Aktori James McAvoy ka zbuluar se për pak sa nuk humbi jetën pas një procedure mjekësore që shkoi keq, duke përfunduar i shtruar në spital për disa javë.

Aktori 47-vjeçar e ndau përvojën e frikshme gjatë një interviste në podcastin “Armchair Expert”, të drejtuar nga Dax Shepard, ku tregoi se gjithçka nisi pasi mjekët zbuluan një njollë në mushkëritë e tij dhe vendosën të kryenin një biopsi për të kontrolluar nëse bëhej fjalë për kancer.

Për fat të mirë, ekzaminimi nuk zbuloi kancer, por procedura pati komplikacione serioze.

“Procedura shkoi keq dhe për pak sa nuk vdiqa”, rrëfeu aktori.

McAvoy tregoi se vetëm dy ditë pas ndërhyrjes, ndërsa ndodhej në shtëpi, mushkëritë iu kolapsuan papritur teksa ishte shtrirë në shtrat. Në atë moment, ai ishte vetëm, çka e bëri situatën edhe më të frikshme.

Aktori u shtrua në spital, ku qëndroi për dy deri në tri javë. Mjekët u përpoqën me metoda të ndryshme të trajtonin komplikacionet, por gjendja nuk po përmirësohej siç shpresohej.

Sipas rrëfimit të tij, mjekët i shpjeguan se mund të nevojitej një ndërhyrje shumë më invazive kirurgjikale për të pastruar mushkëritë.

Problemet shëndetësore ndodhën në vitin 2017, përpara se McAvoy të niste përgatitjet për filmin “Glass”, vazhdimin e thrillerit psikologjik “Split”, ku ai rikthehet në rolin e Kevin Wendell Crumb, personazhit me personalitete të shumëfishta, përfshirë edhe Bishën.

Pas daljes nga spitali, aktori duhej të rifitonte forcën fizike për t’u përgatitur për rolin. Ai tregoi se për katër javët e para, trajneri personal u përqendrua kryesisht te rehabilitimi, pasi McAvoy mund të ecte, por nuk ishte ende në gjendje të vraponte, të bënte vrap të lehtë apo të ngiste biçikletën.

Më pas, programi kaloi gradualisht te ushtrimet funksionale dhe ndërtimi i masës muskulore, në mënyrë që ai të arrinte formën fizike të kërkuar për personazhin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI