Flash

Eurodeputetja gjermane shigjeton Von der Leyen: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat

Lapsi.al 12 October 2026

Eurodeputetja gjermane shigjeton Von der Leyen: Shkuat në Shqipëri dhe

Eurodeputetja gjermane Terry Reintke ka kritikuar heshtjen e institucioneve europiane përballë protestave që po zhvillohen prej më shumë se 130 ditësh në Shqipëri.

Ajo e cilësoi si të papranueshme që presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen vizitooi vendin pa e trajtuar këtë çështje.

Në reagimin e saj, Reintke, pjesë e grupit "Të gjelbrit', thekson se miliona njerëz jashtë Bashkimit Europian po luftojnë për vlerat europiane, kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë.

Sipas saj, Shqipëria është një shembull i kësaj përpjekjeje dhe BE-ja nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë qytetarëve që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur këto vlera.

“Heshtja nuk është një alternativë. BE-ja duhet të zgjerohet, por duhet edhe të mbrojë vlerat e vërteta europiane kudo që njerëzit rrezikojnë gjithçka për t'i mbrojtur ato”, shkruan Reintke në postimin e saj. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI