Flash

Burgjet në dorë të një gruaje? Kush është ish-këshilltarja e BKH-së e përzgjedhur nga Rama

Lapsi.al 12 October 2026

Burgjet në dorë të një gruaje? Kush është

Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke zëvendësuar në këtë detyrë Adriatik Kupin. Të paktën këto janë raportimet paraprake edhe pse nuk ka ende një vendim zytar.

Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Më herët, ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.

Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës.

Sadleva Bodo ka punuar më parë  në Ministrinë e Brendshme, në periudhën kur ky institucion drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Pas largimit nga Ministria e Brendshme në gusht 2021, Bodo kaloi në Byronë Kombëtare të Hetimit, ku ka qëndruar deri tani.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI