Flash

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna armësh në Tiranë, një person i plagosur

Lapsi.al 15 October 2026

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna armësh në Tiranë, një

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës.

Mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 43-vjeçar, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës.

Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale" - thuhet në njoftimin e policisë.  /LAPSI.al

Të këshilluara

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI