Flash

"Policia e çakorduar!"/ Ish-drejtori Gledis Nano: E papranueshme kjo që po ndodh

Lapsi.al 15 October 2026

"Policia e çakorduar!"/ Ish-drejtori Gledis Nano: E

Ish drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka folur për menaxhimin e protestës nga ana e policisë. 

Nano shfaqi disa kritika, lidhur me shmangien e protokollit në disa raste, ndërkohë që tha se Policia është shfaqur "e çakorduar". 

"E kam ndjekur situatën, dua të them se është një situatë pak e komplikuar. Menaxhimi i turmave kërkon angazhim dhe profesionalizëm. Nuk jam dakord me ushtrimin e dhunës, pasi nuk justifikon kërkesat e protestuesve, por duhet të përmend pjesën apo detyrat që ka Policia e Shtetit për menaxhimin e protestave.

Kam parë disa video, nuk dua të jem i prerë, të dal në vendim, pasi duhen parë në kompleksitet, kam vënë re që forcat e policisë kanë patur një lloj çakordimi, apo nuk  kanë qenë aq të organizuar në situatë të tilla. Edhe situata të bën që ndoshta të gabosh në terren, por ne pretendojmë të kemi polici sipas standardeve të BE, e cila është trajnuar nga kolegë të ndryshëm ndërkombëtarë. Nuk mund të pranojmë raste të tilla që kemi parë" - tha Nano. 

"Nuk duhet të përgjithësojmë protestën e studentëve me protestuesit e dhunshëm. Është e papranueshme që shkatërrohen biznese, që ndoshta ato familje që i kanë krijuar kanë vuajtur dhe kanë investimet atyre.  Shumë më kanë telefonuar dhe më pyesin çfarë të bëjmë. Policia duhet të zbatojë një standard të caktuar. 

Në videot që kam parë, nuk e pranoj dot që policia të prishë protokollin. Po kemi një "riot unit", që janë FNSH, të dedikuara dhe trajnuara, që menaxhojnë aktivitete nga ato kulturore te protestat e dhunshme. Nuk e pranoj dot që një grup punonjësish policie të prishin protokollin dhe të ndjekin njerëz me shkop në dorë, nuk të lënë shije të mirë profesionale.  

Nuk mund të përgjithësojmë dot të gjithë punën e policisë së shtetit.  Këta persona duhen analizuar, disa edhe janë pezulluar. Pse nuk ndërhyn policia? Në kushtet që jam sot nuk e them dot nëse është versioni një apo dy. A ka detyrim policia të marrë informacion para se te ndodhin këto aktivitete? A e kishte? Nuk e di. 

Nuk bëra asnjë fajtor drejtues policie, por thashë nëse ka raste specifike ku policia ka treguar mungesë profesionalizmi, shpërdorim detyre, këta punonjës policie duhet të mbajnë përgjegjësi" - tha Nano. /Marrë me shkurtime nga TPZ.al

Të këshilluara

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI