
Situata me protestën në Tiranë vijon të jetë e përshkallëzuar. Nga ana e policisë është përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe ujë me presion drejt të rinjve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Janë bërë arrestime gjatë orëve të darkës. Shqetësues është fakti se në civile pa mjete identifikimi, pa uniformë policie po marrin forcërisht qytetarët në rrugët e Tiranës.
Në pamjet që ka publikuar "News24" shihet momenti kur 3 - 4 civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon me forcë. Kjo situata po kthehet në një shqetësim për jetët e qytetarëve. /BW