Flash

Policia jep detaje për arrestimin e të shumëkërkuarit Ergys Agasi

Lapsi.al 26 August 2026

Policia e Shtetit njoftoi se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.

“Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK-u. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi Uljan Shpataraku, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar Ergys Agasi” – thuhet në njoftim. 

Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, u vu në pranga pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Plepave në Durrës. Burime nga policia thanë se ai është pikasur në zonën e Elbasanit dhe është mbajtur nën mbikëqyrje derisa është vënë në pranga. 

Ndërsa Uljan Shpataraku, ish-polici i shpallur në kërkim, që njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamerierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.

Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë. Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.

Agasi ishte në kërkim nga SPAK pasi së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri dhe ish-drejtuesen e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI