
PSG nuk pret më që një prej lojtarëve të tij të dëmtohet. Kjo është një prej risive të reja të sjella nga klubi parisien, i cili që nga sezoni i kaluar, gjithmonë falë një prej intuitave të Luis Enrique, po përpiqet t’i parandalojë dëmtimet duke përdorur të dhënat, reagimet e tyre dhe përvojën e lojtarit. Kjo është një prej çelësave të suksesit të klubit në dy sezonet e fundit. PSG nuk i pëson më dëmtimet si më parë, por i parandalon ato dhe mund t’i dërgojë disa lojtarë në pushim të izoluar për 4-5 ditë, përpara se situata të përkeqësohet.
Që nga sezoni i kaluar e deri më sot, këtë mënyrë e kanë ndjekur tashmë Nuno, Vitinha, Fabian Ruiz dhe tani Dembélé. Sulmuesi francez vjen pas gjysmëfinales së Botërorit 2026 dhe ka përfituar nga tre javë pushime. Ditët e pushimit, megjithatë, i kanë shërbyer lojtarit kryesisht për t’u çlodhur dhe në të njëjtën kohë për të vijuar stërvitjen, në funksion të Superkupës së Europës që do të luhej në mes të verës. Dembélé do të kishte përshpejtuar ritmet dhe pikërisht për këtë arsye Luis Enrique, pasi e zëvendësoi kundër Lens, mendoi ta ndalonte për disa ditë.

“Në marrëveshje me trajnerin dhe drejtimin sportiv, Ousmane Dembélé do të përfitojë nga një periudhë pushimi gjatë ditëve të ardhshme. Ai do t’i rikthehet stërvitjes të hënën me të gjithë grupin”. Francezi do të mungojë në stërvitjet e sotme dhe të nesërme, si dhe në ndeshjen e së premtes kundër Lille. Më pas skuadra do të përfitojë nga fundjava e pushimit, ndaj ish-lojtari i Barcelonës do të humbasë vetëm dy seanca stërvitore. Luis Enrique e kuptoi se, për të arritur sa më shpejt formën optimale, Dembélé po e shtynte veten përtej limiteve dhe për këtë arsye, duke parë rrezikun e një dëmtimi të bezdisshëm, i dha këto ditë pushimi. Është një lloj protokolli që Luis Enrique e ka zbatuar prej kohësh te PSG, duke arritur një ulje drastike të dëmtimeve.
En accord avec l’entraîneur et la direction sportive, Ousmane Dembélé bénéficiera d’une période de repos ces prochains jours. Il reprendra l’entraînement lundi avec l’ensemble du groupe.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 25, 2026
Luis Enrique mendoi të gjente një zgjidhje pas protestave të shumta gjatë këtyre viteve për shkak të kalendarit të ngjeshur me ndeshje dhe pushimit të pakët që u jepet futbollistëve për t’u rikuperuar nga një ndeshje në tjetrën. Ai i spanjollit është shembulli klasik i një trajneri që shkon përtej normales, që është një hap përpara. Luis Enrique e di mirë se cilat janë problemet në menaxhimin e skuadrës dhe mendon se si t’i zgjidhë ato, pa kërkuar një stol më të gjatë dhe rrjedhimisht një sforco më të madhe ekonomike nga klubi, por duke optimizuar vlerën që ka në dispozicion, duke e menaxhuar atë dhe duke bërë një lloj “mirëmbajtjeje të zakonshme” të gjithçkaje që ka në dispozicion.
Prandaj mund të thuhet se në këtë aspekt trajneri i PSG-së ka vepruar pa u ndalur shumë për të menduar mbi zgjidhjet e mundshme që një ditë do të miratohen nga FIFA dhe UEFA për të zgjidhur – eventualisht – problemin e kalendarit tepër të ngarkuar me ndeshje. Dhe për ata që menduan se kishte pasur një përplasje mes Luis Enrique dhe Dembélés, duke e konsideruar këtë si një masë disiplinore ndaj tij, gaboheshin plotësisht.