Flash

Mbetet në arrest me burg Ergys Agasi

Lapsi.al 28 August 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ergys Agasin, i arrestuar më 26 gusht pas disa muajsh në arrati.

 Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së palës mbrojtëse, ndërsa Agasi do të vijojë të qëndrojë në qeli. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferat e dyshuara që lidhen me AKSHI-n.

Ndaj Agasit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza, mes tyre “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

Burimet thanë se seanca me dyer të mbyllura u shoqërua me debate me palëve që çështjen e provave.

Prokurori Bledar Maksuti kërkoi lënien në fuqi të masës së arrestit, duke arsyetuar se ekziston rreziku që Erys Agasi t’i shmanget drejtësisë duke u arratisur, sikurse veproi me herët, ndërsa mund të prishë provat e ndikojë mbi dëshmitarët.

 Njëherazi prokurori i komunikoi Agasit edhe ngritjen e një akuze të re, atë të korrupsionit pasiv.

Avokati Maksim Haxhiaj kundërshtoi si në seancë dhe jashtë saj provat e SPAK dhe tha se klienti i tij Ergys Agasi është I pafajshëm dhe se akuza e heqjes së paligjshme të lirisë për të ka rënë

“Po kërkojmë që prokuroria të na paraqesë se ku qëndron prova për korrupsion. Këto janë masa që merr prokurori për të siguruar procesin e vetë, për të mos dështuar”, shprehet ai.

Avokati nuk dha shpjegime lidhur videot e zbuluara në zyrën e Agasit ku ai zhvillonte takime me personazheve të ndryshme. Sipas tij takimet nuk përbëjnë vepër penale.

“Nuk përbën vepër penale kur një person i respektuar takon një person tjetër”, tha ai.

Ndërsa i pyetur lidhur me marrëdhënien mes Agasit dhe Mirlinda Karçanajt, ish-drejtoreshë e AKSHI, e cila po hetohet si pjesë e grupit krininal të drejtuar nga biznesmeni, avokati deklaroi: “Duhet të pyesni atë!”.

Avokati gjithashtu refuzoi të jepte shpjegime se ku ka qëndruar Agasi gjatë kohës që ishte në arrati. Sipas SPAK Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kishin krijuar një grup kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe detyronin përmes dhunës dhe shantazhit rivalët e tyre në biznes të tërhiqeshin nga tenderat.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI