Flash

Përplasja mes "biznesmenëve"/ Dy versionet që qarkullojnë për rrethimin me armë të hotel Regina në Vlorë

Lapsi.al 3 September 2026

Në pjesën tjetër të botës, biznesmenët po vrasin mendjen se si të fusin inteligjencën artificiale në kompanitë e tyre, si të ulin kostot dhe të fitojnë tregje të reja. Ndërsa në vendin tonë, ku ekziston një flirt i hershëm mes biznesmenit dhe të fortit, vazhdojnë t'i zgjidhin mosmarrëveshjet me armë dhe kërcënime.

Skena e kësaj të enjteje në bregdetin e Vlorës mund t'i përkiste fare mirë ndonjë filmi aksion të dorës së dytë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar disa automjete që mbërrijnë pranë resortit të biznesmenit Vasil Bedinaj tek Regina Palm. Prej tyre zbresin më shumë se 10 persona të armatosur dhe pak më vonë Policia e Vlorës vihet në alarm. Shiko videon më poshtë:

Policia nuk u fut në detaje mbi shkaqet që çuan në përplasjen mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt në Vlorë këtë të enjte, pasi motivet e ngjarjes janë ende për t'u sqaruar.

“Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ajo që dihet me saktësi është se në afërsi të Pusit të Mezinit, policët që lajmëroi biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Si pasojë e shpejtësisë makina është përmbysur në rrugë dhe dy prej personave që udhëtonin aty kanë përfunduar në spital.

“Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore”, njoftoi Policia.

Brenda makinës policia tha se kishte gjetur një pistoletë, duke konfirmuar faktin se situata në hotel Regina, ku ishin takuar më herët dy biznesmenët ka qenë e tensionuar.

Versioni i parë që qarkulloi menjëherë pas ngjarjes ishte ai i Vasil Bedinajt. Sipas raportimeve që i referohen dëshmisë së tij në polici, biznesmeni ka pretenduar se është përballur me një skemë të pastër gjobëvënieje: një grup personash të armatosur i kishte kërkuar 5 milionë euro, duke i vendosur edhe një ultimatum.

“5 milionë euro gjobë, ndryshe zhduku nga Shqipëria”, raportohet të ketë deklaruar Bedinaj në Polici.

Por disa orë më vonë doli një version tjetër, që e ndërlikon historinë. Sipas këtij versoni të dytë, biznesmeni Luan Muça, pronari i Delta-s ka qenë vetë i pranishëm në hotel dhe është takuar me Bedinajn për t'u sqaruar në lidhje me një investim në Palasë.

Pra konflikti nuk ka lindur nga hiçi. Në mes është një mosmarrëveshje për pronën në Palasë, ku Muça po zhvillon një projekt turistik. Sipas këtij versioni, Bedinaj së bashku me persona të tjerë pretendohet se ka kërkuar një përqindje të pronës meqënëse ai ka një pronë aty pranë dhe disponon edhe daljen e rrugës. Duket se Muça e ka kundërshtuar. Takimi i kësaj të enjteje do të duhej të shërbente pikërisht për sqarimin e konfliktit.

Kompania Delta e Luan Muçës rezulton përfituese e statusit të investitorit strategjik për fazën e parë të projektit “Delta Falaise Resort & Village”. Projekti turistik shtrihet në zonën mes Palasës dhe Dhërmiut dhe është parashikuar si një kompleks hotelesh dhe vilash. Të dhënat publike e identifikojnë Luan Muçën si administrator të Delta-s dhe kompaninë si përfituese të statusit strategjik për këtë projekt.

Ndërkohë personat që e shoqëronin Muçën në takim, janë punonjës të kompanisë private “SëAT Security”, e kontraktuar për sigurinë e bizneseve të tij. Me pak fjalë, takimi mendohet se ka qenë për t'u sqaruar, por situata duhet të jetë përshkallëzuar deri në thirrjen e policisë.

Ende mungon versioni i plotë i Policisë për ngjarjen. Në njoftimin e parë, blutë e Vlorës janë treguar jashtëzakonisht të kujdesshëm. Nuk konfirmojnë gjobën prej 5 milionë eurosh, por as nuk përmendin konfliktin e pronës dhe nuk kanë identifikuar publikisht protagonistët dhe nuk ka përcaktuar se kush kërcënoi kë.

“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë”, është formula zyrtare.

Kuptohet se policëve u duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në këtë rast. Biznesi i madh ka ndikim të fuqishëm politk, ndaj një fjalë më shumë mund t'i hapë probleme policisë./Lapsi.al

Të këshilluara

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI