
Momenti i Nina Dobrev në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia zgjati më pak nga sa pritej.
Aktorja u duk se u detyrua të largohej nga tapeti i kuq gjatë Festivalit të Venecias 2026, në një moment të sikletshëm që është filmuar dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në video, aktorja e serialit “The Vampire Diaries” shihet duke pozuar para fotografëve dhe fansave gjatë premierës botërore të filmit “Ink”, me regji të Danny Boyle.
Teksa po pozonte dhe po shfaqte fustanin e saj elegant të “Armani Privé”, pranë saj u afrua një pjesëtar i sigurisë. Aii bëri me shenjë aktores se duhej të vazhdonte përpara.
Dobrev, 37 vjeçe, fillimisht duket se nuk e mori parasysh sinjalin dhe vazhdoi të pozonte para kamerave. Por pak çaste më vonë, një tjetër pjesëtar i stafit iu afrua për ta shoqëruar jashtë tapetit të kuq. Në atë moment, aktorja nuk arriti ta fshihte habinë dhe zhgënjimin në fytyrë. Teksa largohej, Dobrev u përpoq ta kalonte situatën me humor, ndërsa buzëqeshi para kamerave.
@thatsfabofficial Lo sguardo deluso di #NinaDobrev invitata a finire velocemente il redcarpet del #FestivaldiVenezia #venezia83 #venicefilmfestival #mostradelcinema ♬ audio originale - Fab!
Momenti u bë viral në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta nga fansat, të cilët nuk ishin të sigurt nëse aktorja kishte qëndruar më gjatë seç duhej apo nëse problemi ishte organizimi i eventit.
“Do të doja të zhdukesha nga turpi”, shkroi një përdorues në X.
“U ndjeva në siklet për të”, komentoi një tjetër.
Ndërsa një tjetër pyeti: “A qëndroi shumë gjatë apo ishte mungesë organizimi? Sido që të jetë, ishte e sikletshme.”
Një tjetër fans shkroi: “Nuk kishte nevojë t’i bënin këtë.”
Në Festivalin e Filmit në Venecia këtë vit kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të Hollywood-it, mes tyre Kendall Jenner, Amal Clooney dhe Sydney Sweeney.