Flash

Dalin PAMJET/ Momenti i përplasjes mes biznesmenëve Bedinaj dhe Muça në Orikum

Lapsi.al 3 September 2026

Janë publikuar pamje të tjera nga brenda hotelit në zonën e Orikumit, ku pati një përplasje mes biznesmenëve Vasil Bedinaj i "Regina Hotel" dhe Luan Muça i "Delta Group". Nga pamjet shihet momenti kur personat e armatosur me pistoleta në dorë futen në ambientet e hotelit.

Në një moment, ata bisedojnë në një tavolinë, dhe disa persona të tjerë duket se ruajnë në distancë. Pas një kohe të shkurtër shihen edhe diskutimet dhe më pas lëvizin nga ambientet e hotelit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të ditës së enjte. Mollë sherri mes dy biznesmenëve thuhet se është bërë një çështje pronësie. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik dhe policia thotë se grupi i Muçës i ka vënë një gjobë prej 5 milionë eurosh Bedinajt ose duhej të largohej brenda 48 orësh nga Shqipëria.

Më pas autorët janë larguar nga ambientet e hotelit. Gjatë largimit personat e grupit të Muçës janë pikasur nga policia. Ata janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI