Flash

Elisa Spiropali në rresht të dytë dhe plot vrer në mbledhjen e grupit të PS-së (FOTO)

Lapsi.al 3 September 2026

Elisa Spiropali ka bërë një hap prapa nga revanshi që mori në fillim të protestës. Nuk dihet në çfarë faze është tani marrëdhënia e saj me Edi Ramën dhe cili është plani i saj brenda PS-së.

Në rrjetet sociale ajo nuk ka bërë asnjë publikim apo shpërndarje lidhur me besën dhe praninë besnike, dy shpikje të Edi Ramës për t’u hedhur hi syve opinionit publik. Edhe propozimi i saj për një "marrëveshje të re" duket se humbi rrugës. As ajo vetë nuk flet më për të. 

Por fakt është që Spiropali është larg statusit të saj të dikurshëm si “Mamica” e “Skënderbeut” të PS-së. 

Mjafton të shohësh fotot e saj sot në mbledhjen e grupit të Ps-së për të kuptuar që këto janë kohë të vështira për të. Çehrja e Spiropalit flet më shumë se çdo fjalë tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI