
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe zonën e banuar.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, pasi zjarri ka depërtuar pranë dhe në zona të banuara.
Si pasojë e flakëve, raportohet se janë djegur edhe disa banesa.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përkatëse pritet të vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.