Flash

Dhuna e policëve ndaj babait në sy të fëmijës, pezullohen tre policët në Kuçovë

Lapsi.al 3 September 2026

Në përpjekje për të zbutur zemërimin që i ka shkaktuar opinionit publik një video e publikuar sot ku shihen tre policë që tërheqin zvarrë një burrë në Kuçovë sepse kishte suvatuar murin e tij pa leje, fëmija i të cilit qante dhe lutej që të mos ia merrnin, drejtori i Përgjithshëm i Policisë u kujdes të njoftonte se tre policët ishin pezulluar nga detyra. 

Njoftimi: 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjës të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqet shoqërimi me forcë i një qytetari. 

Masa e pezullimit ka prekur inspektorët K. M. dhe D. D., me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme, si dhe inspektorin A. M., ndihmësspecialist (SPZ). Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre për shkeljet grave “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” si dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë”.

Krahas masave disiplinore, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përgënjeshtruar pretendimet se shoqërimi i shtetasit D. T. po kryhej për shkak të punimeve pa leje.

 

Sipas sqarimit zyrtar, ndërhyrja ka ardhur pas një kallëzimi të bërë më 20 korrik 2026 nga kunata e tij, shtetasja V. T., e cila e ka denoncuar atë për kanosje. Dy familjarët ndodhen prej kohësh në një konflikt të hapur dhe në proces gjyqësor për pronësinë e një sipërfaqeje toke.

Sipas policisë, më 3 gusht 2026, efektivët kanë shkuar në fshatin Krekëz për të ekzekutuar shoqërimin e shtetasit D. T., pasi ky i fundit kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht në komisariat për t’u pyetur në cilësinë e personit nën hetim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Kanosja”.

Policia e Shtetit garantoi opinionin publik se do të verifikojë me seriozitet çdo pretendim për shkelje ligjore apo cenim të besimit të qytetarëve, duke vendosur përpara përgjegjësisë çdo punonjës që shkel rregullat e shërbimit. 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI