Flash

Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Lapsi.al 3 September 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas bllokimit në Instagram të disa llogarive të qytetarëve dhe aktivistëve që kanë mbështetur protestën e flamingove, duke e cilësuar atë që po ndodh si një përpjekje për censurimin e zërave kritikë ndaj qeverisë.

Bardhi e krahason situatën me atë që, sipas tij, ka ndodhur në Serbinë e Aleksandar Vuçiçit gjatë protestave studentore. “Ajo që ndodhi në Serbinë e Vuçiçit gjatë protestave masive të studentëve kundër qeverisë, po shfaqet sot edhe në Shqipërinë e Edi Ramës”, shkruan ai.

Sipas Bardhit, bllokimi i disa llogarive që kanë qenë aktive në pasqyrimin dhe mbështetjen e protestës nuk është rastësi, por pjesë e asaj që ai e quan “algoritmi i censurës”.

“Ky është algoritmi i censurës së një Kryeministri që kërkon ta mbulojë dështimin e vet me heshtjen e shoqërisë. T’u mbyllë gojën kundërshtarëve dhe të zhdukë çdo zë kritik nga hapësira publike”, deklaron Bardhi.

Ai e mbyll reagimin duke shprehur solidaritet me personat të cilëve u janë bllokuar llogaritë: “Nuk ka algoritëm censure që shpëton një qeveri nga e vërteta”.

REAGIMI I PLOTE I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMEMTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës! 

Ajo që ndodhi në Serbinë e Vuçiçit gjatë protestave masive të studentëve kundër qeverisë, po shfaqet sot edhe në Shqipërinë e Edi Ramës.

Sot në Shqipëri janë nën sulm dhe janë bllokuar shumë llogari në Instagram të qytetarëve që po mbështesin aktivisht protestën mbi 3 mujore kundër qeverisë.

Ky është algoritmi i censurës së një Kryeministri që kërkon ta mbulojë dështimin e vet me heshtjen e shoqërisë. T’u mbyllë gojën kundërshtarëve dhe të zhdukë çdo zë kritik nga hapësira publike.

Me metodat e Vuçiçit, Edi Rama nuk e ndryshon dot bindjen e shqiptarëve se ai është Kryeministri që i ka bërë më shumë keq vendit në gati katër dekada dhe se duhet të largohet.

Solidaritet me çdo qytetar që është goditur për shkak të zërit të tij kritik. Nuk ka algoritëm censure që shpëton një qeveri nga e vërteta.

Të këshilluara

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI