Flash

5 të arrestuar, 6 në kërkim/ Reagon policia: E vërteta e gjobës 5 milionë Euro ndaj Vasil Bedinajt

Lapsi.al 3 September 2026

5 persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim pas një ngjarjeje të rëndë të regjistruar këtë të enjte në Radhimë të Vlorës, ku biznesmeni Vasil Bedinaj ka denoncuar se është kërcënuar dhe dhunuar nga një grup personash.

Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka nisur rreth orës 11:30, kur Bedinaj ka njoftuar uniformat blu se disa persona kishin shkuar në hotelin e tij dhe, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kishin kërkuar 5 milionë euro.

Sipas dëshmisë së tij dhe veprimeve të para hetimore, biznesmeni është kërcënuar gjithashtu se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orëve.

Pas marrjes së njoftimit, Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës, në Dhërmi, si dhe në qarqet Fier e Gjirokastër.

Rreth orës 12:00, në një pikë kontrolli në Rrethin e Alikokës, një “Range Rover” i zi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Automjeti ka vijuar lëvizjen në drejtim të Peshkëpisë, ndërsa efektivët janë vënë në ndjekje.

Në zonën e Urës së Peshkëpisë, drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga, duke përplasur barrierat mbrojtëse.

Në automjet ndodheshin Luan Muça, 55 vjeç, drejtues i mjetit, dhe vëllezërit Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, dhe Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, të dy punonjës të një shërbimi privat të sigurisë.

Muça dhe Mandrit Lleshaj mbetën të dëmtuar dhe u dërguan në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas Policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pistoletë, së bashku me një karikator me 16 fishekë luftarakë.

Rreth orës 13:00, në një pikë kontrolli të ngritur nga Policia e Fierit, në Mbikalimin e Memorialit, u ndalua një tjetër automjet i shpallur në kërkim.

Në drejtimin e tij ishte shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia konstatoi dëmtime në xhamin e krahut të pasagjerit, që dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Në automjet u gjetën gjithashtu tre fishekë pistolete.

Rreth orës 16:30, pranë fshatit Kaninë, në bypass-in e Vlorës, u konstatua duke u djegur një automjet tip “Audi A8”.

Policia dyshon se automjeti është përdorur nga persona të përfshirë në ngjarje.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar gjithashtu se gjatë përplasjes në ambientet e hotelit, shtetasi Angjelo Breshani ka marrë armën e zjarrit që Bedinaj e posedonte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave të tjerë.

Policia sqaron se nuk ka pasur të shtëna brenda ambienteve të hotelit, ndërsa përplasja me armë ka ndodhur në oborr.

Në përfundim të veprimeve të kryera, Policia ka arrestuar në flagrancë:

Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë;

Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;

Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;

Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;

Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë, gjashtë persona të tjerë dhe katër automjete janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe rolit të secilit person në ngjarje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI