Flash

Katy Perry rrëfen periudhën e vështirë pas ndarjes nga Orlando Bloom

Lapsi.al 3 September 2026

Katy Perry ka folur hapur për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, Orlando Bloom, ndërsa tashmë po shijon lidhjen e saj të re me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Këngëtarja 41-vjeçare, e cila i dha fund marrëdhënies me Bloom në qershor të vitit 2025, pas gati nëntë vitesh së bashku, rrëfeu për revistën People se viti i kaluar ishte veçanërisht i vështirë për të, teksa po zhvillonte turneun e saj “Lifetimes”.

Vajza e çiftit, 6-vjeçarja Daisy Dove, ishte pranë së ëmës gjatë turneut. Perry tregoi se për të bijën ishte e rëndësishme të shihte të ëmën duke vazhduar përpara dhe duke iu përkushtuar pasionit të saj.

“Viti i kaluar ishte vërtet shumë i vështirë. Ajo po shihte nënën e saj duke ndjekur qëllimin e saj. Kjo është diçka e mirë për të. Ajo sheh nënën e saj të fortë. Por jo çdo ditë ishte e lehtë”, u shpreh këngëtarja.

Perry e nisi turneun në prill 2025, ndërsa ndarja nga Bloom u konfirmua publikisht në korrik, përmes një deklarate të përbashkët të përfaqësuesve të tyre.

“Ka qenë ndoshta periudha më e vështirë. Miqtë e mi ishin të gjithë në shtëpi, duke kaluar kohë së bashku. Unë qaja dhe ndihesha larg tyre”, rrëfeu ajo.

Megjithatë, Perry tha se pikërisht në atë periudhë të vështirë gjeti forcën për t’u rikthyer te ajo që e bënte të ndihej e plotësuar.

“Mësova se si të rikthehesha te qëllimi im”, tha ajo.

Dhe, sipas këngëtares, turneu i solli edhe një prej dhuratave më të mëdha të jetës së saj.

“Dhurata më e madhe që mora nga ky turne ishte se takova dashurinë e jetës sime”, tha Perry, duke iu referuar lidhjes së saj me Justin Trudeau.

Perry dhe Trudeau u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike pak kohë pasi këngëtarja dhe Bloom i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Dyshja u fotografua duke darkuar së bashku në Montreal të Kanadasë.

Në tetor 2025, Perry konfirmoi publikisht lidhjen gjatë një koncerti në Pragë. Në atë kohë, një fans i kërkoi asaj të martohej me të, përmes një pankarte. Përgjigjja e këngëtares ishte e drejtpërdrejtë: “Jo, po shoqërohem me dikë tjetër, për dreq”.

Duke reflektuar mbi marrëdhënien e saj nëntëvjeçare me Orlando Bloom, Perry tha se nuk do të kishte qëndruar kaq gjatë në atë lidhje nëse nuk do të kishte pasur mësime të rëndësishme për të marrë.

“Nuk do të kisha qëndruar në diçka për nëntë vjet nëse nuk do të kishte pasur gjëra vërtet të rëndësishme për të mësuar. Çdo marrëdhënie është një mësues”, u shpreh ajo.

“Më duhej ta lija pas, në mënyrë që të mund të ecja përpara.”

Perry tregoi gjithashtu se gjithmonë kishte ëndërruar për një “dashuri epike dhe legjendare” dhe se këtë dëshirë e kishte diskutuar edhe me terapisten e saj.

“Gjithçka në jetën time është epike, por kjo ishte si pjesa që mungonte në puzzle. Dhe më pas ajo u shfaq”, tha ajo për marrëdhënien me Trudeau.

Këngëtarja e “Firework” e përshkroi romancën e saj të re si “shumë shëruese”.

“Ai i di këngët e mia, më mbështet dhe është i mahnitur. Është vërtet një njeri me zemër të madhe dhe mendoj se përputhemi në këtë aspekt. Jam shumë mirënjohëse”, tha Perry.

Ndërkohë, Orlando Bloom është lidhur së fundmi me modelen zvicerane Luisa Laemmel, 28 vjeç. Dyshja u fotografua së bashku teksa largohej nga Super Bowl në shkurt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI