Flash

Ç’ndodhi në ditën e 96-të protestës: Të premten tubim para gjykatës

Lapsi.al 3 September 2026

Protestuesit janë mbledhur këtë të enjte në protestën e 96-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë. Përpara godinës qeveritare janë mbajtur edhe fjalimet kryesore ku aktivistët artikuluan kërkesat e tyre të përditshme, duke insistuar në dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar dy ditë më parë, gjatë tensioneve përpara kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se sulmi i policisë tregoi mënyrën se si ka qeverisur Edi Rama gjatë këtyre viteve.

Sipas saj, kryeministri po e përdor policinë e shtetit si “polici pushteti” për të vepruar kundër qytetarëve që protestojnë. Vatnikaj gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër përpara Gjykatës Penale, ku pritet të zhvillohet seanca për protestuesit e arrestuar.

“14 protestues janë duke u mbajtur padrejtësisht në burg prej dy netësh. Arrestimi i tyre tregon formën se si ka qeverisur Edi Rama dhe qeveria e tij përgjatë gjithë këtyre mandateve, pavarësisht se e mburr veten si kryeministri më demokratik, kontraversial. E ka përdorur policinë e shtetit si polici të pushtetit, e cila ka arrestuar qytetarët me urdhra politikë, duke shkelur çdo rregull me qëllim për të na zmbrapsur, frikësuar e intimiduar. Nuk e kanë kuptuar ende se intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na shton revoltën, qëndresën dhe na bën të jemi këtu përsëri për t’i thënë policisë së pushtetit arrestoni Ramën,” theksoi ajo

Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me thirrje të njëpasnjëshme kundër Ramës dhe kërkesën e prerë për lirimin e protestuesve të arrestuar, turma po vijon marshimin.

"Arrestoni Ramën", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI