Flash

Mali i Zi u heq imunitetin ministrave: Asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni 

Lapsi.al 3 September 2026
Mali i Zi u heq imunitetin ministrave: Asnjë mbrojtje për
Kryeministri Milojko Spajić

Parlamenti i Malit të Zi miratoi sot një propozim për ndryshimin e Kushtetutës së këtij vendi, i cili u heq imunitetin e anëtarëve të Qeverisë për vepra penale të lidhura me korrupsionin.

Kryeministri Milojko Spajić shkroi në rrjetin X se nga sot, anëtarët e qeverisë janë të barabartë me të gjithë qytetarët për sa i përket përgjegjësisë për krimet e korrupsionit.

“Me miratimin e Propozimit për Ndryshime në Kushtetutë, një post politik nuk mund të jetë më mbrojtje nga përgjegjësia penale”, - shkroi Spajić.

Ai tha se duke vepruar kështu, Mali i Zi po bën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi në të cilin askush, pavarësisht funksionit që mban, nuk është mbi ligjin, citon "Vijesti".

“Është e thjeshtë: kushdo që e bën punën e vet me ndershmëri dhe përgjegjësi nuk ka arsye të ketë frikë nga përgjegjësia ose të mbrohet me pozicionin e tij”, - përfundoi Spajić. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI