
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur Zoj Dema dhe Mark Dema, çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar në spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe një manovre të gabuar nga drejtuesi i automjetit, Pal Prendi. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.