Flash

Hetimet për krimet e luftës, dy të arrestuar në Istog për vrasjen e 19 anëtarëve të një familjeje

Lapsi.al 30 October 2026

Hetimet për krimet e luftës, dy të arrestuar në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë me Masakrën e Padalishtës, që ka ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.

Autoritetet thanë se dy të dyshuarit u lokalizuan të enjten dhe Z.B. u arrestua në fshatin Osjan, ndërkaq G.B. në Cerkolez të komunës së Istogut.

Hetimet për këtë masakër, sipas autoriteteve po zhvillohen për një kohë të gjatë, teksa nuk u dhanë detaje të tjera për rastin.

Në Masakrën e Pedalishtës ishin vrarë 19 anëtarë të familjes Imeraj. Mosha e viktimave ishte nga dy deri në 76 vjeç.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e pushtetit aktual në Serbi, pretendoi tre serbë janë arrestuar në Istog mëngjesin e së enjtes. Të pyetur për këtë pretendim të Listës Serbe, nga Prokuroria Speciale iu referuan komunikatës së lëshuar nga ta sa i përket numrit të të arrestuarve.

Përmes një reagimi, Lista Serbe tha se arrestimi i tyre “ka shqetësuar të gjithë popullin serb”, duke akuzuar autoritetet e Kosovës se “pa prova bindëse për fajësinë e tyre” po vazhdon arrestimet për krime lufte.

“U bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të reagojnë dhe të përfshihen në këto procedura. Ata e kanë për detyrë të monitorojnë punën e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë, si dhe të parandalojnë keqpërdorimin e institucioneve me qëllim të përndjekjes të serbëve mbi baza etnike”, u tha në reagimin e Listës Serbe.

Së voni, autoritetet kanë iniciuar një sërë rastesh që kanë të bëjnë për krime lufte kundër popullatës civile dhe kanë ngritur akuza ndaj të dyshuarve, përfshirë edhe akuza në mungesë.

Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI