
Ariana Grande u përlot gjatë koncertit të fundit të “Eternal Sunshine Tour” në Londër, teksa i dha lamtumirën fansave para një pauze.
Këngëtarja 33-vjeçare përmbylli të martën mbrëma turneun me 41 koncerte në O2 Arena, pas një serie prej 10 netësh në Londër.
“Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura dhe të jashtëzakonshme të jetës sime”, tha Grande mes lotësh, ndërsa falënderoi fansat për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre.
“Do ta çmoj gjithmonë këtë përvojë. Kam fansat më të mirë në të gjithë botën”, u shpreh ajo.
Ariana Grande delivers an emotional speech at her final show on the Eternal Sunshine Tour. pic.twitter.com/wAXmDxxO1W
— Pop Base (@PopBase) September 1, 2026
Pas përfundimit të turneut, Grande pritet të marrë një pushim nga daljet publike dhe aktivitetet në media. Përfaqësuesi i saj kishte konfirmuar në gusht se këngëtarja dëshironte të bënte një hap pas pas viteve të ekspozimit dhe shqyrtimit të vazhdueshëm publik.
Grande ka theksuar se vendimi nuk ishte i momentit, por diçka që e kishte planifikuar prej kohësh.
Ajo gjithashtu është tërhequr nga produksioni i ardhshëm në West End, “Sunday in the Park with George”.
Ndërkohë, këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj sentimentale, pas rikthimit të romancës me ish-partnerin Ricky Alvarez.