
Nga Benzema te Icardi, duke kaluar te Sancho, Brozovic, Mahrez, Sterling dhe shumë të tjerë. Këta janë vetëm disa prej futbollistëve pa kontratë. Me mbylljen e merkatos në Serie A, ende mbeten disa emra të rëndësishëm pa kontratë. Dhe asnjëherë më parë në këtë sesion merkatoje nuk kanë qenë kaq shumë futbollistë të nivelit të lartë, të rëndësishëm. Bëhet fjalë për futbollistë që kanë karakterizuar futbollin europian me paraqitje dhe statistika të rëndësishme dhe që me siguri do t’i hynin në punë kujtdo. Por me çfarë çmimi? Pagat që kërkojnë sigurisht që nuk mund t’i përballojnë të gjithë, por ndryshe nga vitet e tjera, janë të pakta skuadrat që u afrohen për t’i transferuar.
Deri disa vite më parë nuk ekzistonte një treg lojtarësh të lirë kaq i pasur me emra. Kjo sepse janë vendosur rregulla të reja, mbi të gjitha për të garantuar ekuilibra më të mëdhenj ekonomikë për klubet. Në praktikë, nga pikëpamja praktike, është vendosur Squad Cost Ratio, që do të thotë se shuma e pagave, amortizimeve të kartelave dhe komisioneve të destinuara për agjentët nuk mund të kalojë 70% të të ardhurave, për të mos rrezikuar sanksione dhe rrjedhimisht një merkato të bllokuar me bilanc zero: mund të blesh vetëm nëse shet ose shkurton shpenzimet në masë të barasvlershme. Për këtë arsye, sot lojtari me parametër zero është një rrezik i madh, jo më një mundësi.
Në dritën e këtyre kufizimeve, megjithatë, duhet bërë qartësisht një konsideratë e rëndësishme. Këta futbollistë të moshës nga 32 deri në 40 vjeç mbeten pa kontratë pas eksperiencave në kampionate të pasura si Arabia Saudite dhe Turqia, duke ruajtur pritshmëritë për pagat që merrnin në këto liga, por pa marrë parasysh gjendjen e tyre fizike, të karakterizuar nga minuta të reduktuara ose rendiment i luhatshëm. Mes tyre janë Alaba, Pogba, Carvajal, Ramos, Coutinho, Sterling, të gjithë të rikthyer nga dëmtime, edhe të rënda. Dhe kështu një klub i rëndësishëm nuk do të mendonte kurrë – edhe përballë kufizimeve të renditura më sipër – t’i ofronte një kontratë trevjeçare me 6-8 milionë euro një lojtari të tillë. Ndërsa një klub më i vogël, sigurisht që nuk mund ta përballojë. Dhe kështu mbeten pa kontratë, përveçse nëse ulin ndjeshëm kërkesat e tyre ekonomike, duke u bërë të gatshëm të luajnë “me çmim të ulët”, vetëm për të vazhduar të luajnë futboll.
Lista e plotë e futbollistëve të luksit pa kontratë
Lojtari më i ri pa kontratë është Sancho, i cili në moshën 26-vjeçare e gjen veten pa një skuadër të gatshme për ta regjistruar. Më “i vjetri” është Sergio Ramos me 40 vjeç, i ndjekur nga Benzema me 39. Nga kampionati i fundit i Serie A mbeten ende pa kontratë Acerbi dhe El Shaarawy, pa harruar Cuadradon dhe Belottin. Icardi, ndërkohë, mbetet një ide interesante për disa skuadra.
Sergio Ramos (40)
Paul Pogba (33)
Philippe Coutinho (34)
David Alaba (34)
Dani Carvajal (34)
Jadon Sancho (26)
Mauro Icardi (33)
Riyad Mahrez (35)
Raheem Sterling (31)
Marcelo Brozović (33)
Dani Ceballos (30)
James Rodríguez (35)
Anthony Martial (30)
Wilfried Zaha (33)
Oleksandr Zinchenko (29)
Georginio Wijnaldum (35)
Leon Goretzka (31)
Ismaël Bennacer (28)
Yves Bissouma (29) –
Karim Benzema (39)
Andrea Belotti (32)
Francesco Acerbi (38)
Joselu (36)
Juan Cuadrado (38)
Stephan El Shaarawy (33)
