
Rikthimi i Meghan Markle dhe Princ Harry-t në Britani mund t’i sjellë Dukeshës së Sussex-it një problem të papritur: gjetjen e stafit të shtëpisë.
Burime të Page Six pretendojnë se mënyra se si Meghan intervistonte dikur kandidatët për pozicione në shërbim ishte “jashtëzakonisht e pasjellshme”.
Sipas tyre, kandidatët dorëzonin CV-të dhe më pas u kërkohej të qëndronin në heshtje, pa folur apo krijuar kontakt me sy, ndërsa Meghan i shqyrtonte.
Një burim pretendon se këto histori janë përhapur ndër vite në rrethet e stafit të shtëpive private dhe se disa persona mund të mos kenë dëshirë të punojnë për çiftin.
“Ka shumë njerëz që nuk do të donin ta vendosnin veten në atë situatë”, tha burimi.
Megjithatë, një person pranë Meghan i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se ajo dhe Harry “i kanë trajtuar gjithmonë punonjësit e tyre me respekt dhe profesionalizëm”.
Rikthimi i çiftit në Britani vjen gjashtë vite pas largimit të tyre nga detyrat si anëtarë të lartë të familjes mbretërore. Harry dhe Meghan pritet të qëndrojnë në Britani për një periudhë të zgjatur, së bashku me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.