
Pas shkarkimit të kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, nga kryebashkiaku Erion Veliaj pak ditë më parë, një tjetër ndryshim është shënuar në strukturën drejtuese të bashkisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Eldi Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Në vend të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar Alban Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë.
Vendimi vjen pasi gjykata administrative ka vendosur rikthimin e Dokushit në detyrë.