Flash

Zhupa: Bashkëshorti merrte honorare nga AADF kur Kumbaro ishte ministre

Lapsi.al 1 September 2026

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngre pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes, Mirela Kumbaros dhe AADF-së dhe procesit të hartimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Duke iu referuar një fakti të bërë publik nga Zyra Antikorrupsion e PD-së, Zhupa thotë se bashkëshorti i Kumbaros, Aleksandër Furxhi, ka përfituar honorare nga AADF në periudhën kur Kumbaro drejtonte Ministrinë e Kulturës dhe kur u hartua ligji.

Zhupa kërkon transparencë nëse ka pasur përfitime të tjera të padeklaruara sepse binomi AADF Kumbaro është shtrirë në çdo ministri ku ajo drejtonte dhe drejton. Deputetja e PD ngre pyetjen nëse ligji krijoi terrenin për dhënien me koncesion të Butrintit, duke kërkuar transparencë të plotë mbi marrëdhëniet mes AADF-së dhe familjes Kumbaro-Furxhi.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

A u hartua Ligji për Trashëgiminë Kulturore në interes të AADF-së meqënëse bashkëshorti i ministres Mirela Kumbaro merrte honorare nga i njëjti fondacion?

A ka marr honorare të tjera apo përfitime të tjera të padeklaruara familja Kumbaro-Furxhi nga AADF?

Tashmë është publik fakti që bashkëshorti i Mirela Kumbaros merrte honorare nga AADF, ndërsa Mirela Kumbaro si ministre i dorëzonte dhe vazhdon i dorëzon AADF pasuri kombëtare dhe institucione publike me koncesion. Njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja vjedhin shqiptarët!

Gjithmonë e kam denoncuar binomin Mirela Kumbaro–AADF, sepse ka qenë e qartë se punohej për interesin e AADF-së dhe jo për interesin publik dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Një pjesë të këtij historiku mund ta dëgjoni në këtë fjalim në Kuvend.

Zyra Antikorrupsion e PD ka bërë publik një fakt që ngre pikëpyetje të jashtëzakonshme: bashkëshorti i Mirela Kumbaros, Aleksandër Furxhi, rezulton të ketë përfituar honorare nga AADF, në periudhën kur Mirela Kumbaro ishte Ministre e Kulturës dhe kur u hartua Ligji për Trashëgiminë Kulturore.

Një ligj që u bë si kostum me porosi, duke krijuar më pas rrugën për dorëzimin e Butrintit. Sot shqiptarët paguajnë pasojat e një modeli unik dhe të papranueshëm: administrimi me koncesion i një pasurie kombëtare, një pasurie botërore të mbrojtur nga UNESCO.

Ja pse qytetarët protestojnë prej 94 ditësh. Kundër një modeli ku pasuria publike trajtohet si pronë private dhe ligjet shkruhen për të fuqizuar të njëjtët përfitues dhe fitimet ndahen bashkarisht në kurriz të shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI