Flash

Miley Cyrus nis një epokë të re? Këngëtarja heq mbiemrin nga rrjetet sociale

Lapsi.al 31 August 2026

Miley Cyrus ka surprizuar fansat pasi hoqi mbiemrin “Cyrus” nga emri i saj në rrjetet sociale dhe tashmë po prezantohet thjesht si “Miley”.

Këngëtarja 33-vjeçare nuk ka dhënë ende një shpjegim për këtë ndryshim, por publikoi dy fotografi të reja me tone të kuqe dhe të zeza në Instagram, duke e shoqëruar njërën prej tyre vetëm me fjalën “MILEY”.

Ky ndryshim vjen menjëherë pasi Cyrus nënshkroi me Atlantic Records muajin e kaluar, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore.

Ndërkohë, artistja pritet të publikojë albumin e saj të dhjetë, por ende nuk ka bërë të ditur datën e publikimit. Ajo ka zbuluar vetëm se albumi i ri do të jetë një “histori dashurie” dhe do të pasqyrojë një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

“Ky album është një histori dashurie, por historitë e dashurisë nuk janë kurrë njëdimensionale. Ato kanë gjithmonë shtresa”, është shprehur Cyrus.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI