Flash

Egnatia jashtë "lige", përmbys Vorën dhe merr kreun: me titullarët në fushë Dede është i pandalshëm

Egnatia nuk fitoi vetëm një ndeshje në Vorë, por dha një tjetër sinjal të fortë. Kampionët u vunë në vështirësi, mbetën pas në rezultat, por reagimi i Nevil Dedes nga stoli ndryshoi gjithçka.

Lapsi.al 31 August 2026

Egnatia nuk fitoi vetëm një ndeshje në Vorë, por dha një tjetër sinjal të fortë. Kampionët u vunë në vështirësi, mbetën pas në rezultat, por reagimi i Nevil Dedes nga stoli ndryshoi gjithçka. Tre gola pas aktivizimit të titullarëve dhe një tjetër përmbysje që e ngjit Egnatian në krye me gjashtë pikë. 1-3 në transfertë pas një pjese të parë të vështirë. Dede ndryshon fytyrën e skuadrës me zëvendësimet dhe Egnatia ruan ritmin maksimal pas dy javësh.

Rotacioni vendos në provë kampionët

Egnatia e nisi sezonin me maksimumin e pikëve dhe në Vorë tregoi se nuk është e nevojshme të ketë gjithmonë të njëjtën formacion për të ruajtur ambiciet. Nevil Dede zgjodhi të menaxhonte minutat e disa prej titullarëve pas ngarkesës së ndeshjeve europiane. 

Dhe kjo zgjedhje u reflektua në pjesën e parë, ku Vora ishte më kërkuese dhe më pranë golit. Por futbolli i kampionëve shpesh matet pikërisht në momentet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Një gol që zgjoi Egnatian

Në pjesën e dytë, Karrica ndëshkoi Egnatian dhe vendasit besuan se mund të merrnin një tjetër rezultat të madh pas fitores në javën e parë. 

Përgjigjja e kampionëve ishte e menjëhershme. Adjessa barazoi vetëm katër minuta më vonë, ndërsa një gol i Dokës u anulua për pozicion jashtë loje. Por momenti vendimtar i ndeshjes erdhi nga pankina.

Dede hedh në fushë “artilerinë”

Gruda, Aleksi, Albanese, Adjessa dhe Yago ndryshuan ritmin e Egnatias. Me më shumë eksperiencë, intensitet dhe cilësi në fazën sulmuese, rrogozhinasit e kthyen plotësisht ndeshjen. Albanese shënoi golin e përmbysjes, ndërsa Yago vulosi 1-3 dhe tri pikët.

Tre gola pas ndryshimeve të trajnerit janë ndoshta treguesi më i qartë i thellësisë që ka Egnatia. Kampionët nuk kanë vetëm një formacion titullar; kanë një grup lojtarësh që mund ta ndryshojnë një ndeshje edhe duke nisur nga stoli.

Kampionët vendosin standardin

Gjashtë pikë nga gjashtë të mundshme dhe kreu i renditjes. Egnatia po e nis mbrojtjen e titullit me të njëjtin mesazh: nuk mjafton të jesh kampion, duhet të sillesh si kampion edhe kur ndeshja të vendos përballë vështirësive.

Vora, pas një starti pozitiv me Dinamon, pëson humbjen e parë. Por për Egnatian, 1-3 në këtë transfertë mund të vlejë shumë më tepër se tri pikë: është një provë karakteri, force dhe thellësie të skuadrës.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI