Flash

Gjermania armatoset fuqishëm, Merz: Pa siguri, paratë në xhepa nuk kanë vlerë

Lapsi.al 31 August 2026

Në një intervistë për transmetuesin publik ARD, Merz kundërshtoi idenë e shkurtimit të shpenzimeve për mbrojtjen dhe të projekteve të reja të armatimit, edhe nëse kjo do të krijonte më shumë hapësirë financiare për qytetarët.

Çfarë vlere ka edhe pagesa më e mirë për prindërit, nëse humbasim lirinë tonë dhe rrezikohet paqja në Europë?”, tha kreu i ekzekutivit, duke shtuar se garantimi i lirisë dhe paqes duhet të mbetet “prioritet kryesor”, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushtet për zhvillim ekonomik në vend.

Merz kritikoi politikat e qeverive të mëparshme, duke thënë se Gjermania duhet të korrigjojë mangësitë e krijuara gjatë 15 viteve të fundit në fushën e mbrojtjes. “Bundesëehri nuk është aty ku duhet të jetë. Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi në Gjermani”, ishte komenti i tij, edhe pse sërish theksoi se modernizimi i ushtrisë duhet të bëhet në mënyrë më efikase dhe me kosto më të ulëta.

Si shembull, Merz përmendi bashkëpunimin me Ukrainën, i cili, sipas tij, tregon se pajisjet ushtarake mund të prodhohen në mënyrë më ekonomike. Kancelari u pyet edhe për incidentin e 4 gushtit në aeroportin e Leipzigut, ku një dron i pajisur me eksploziv dhe me origjinë ende të panjohur u rrëzua pranë avionëve transportues ukrainas.

Merz tha se qeveria federale do të reagojë “në ditët në vijim”, duke shtuar se përgjigjja do të koordinohet me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s. 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI