Flash

“Sheiku spiun” bëhet ortak me familjen Trump, kontrollon 49% të bankës së re të presidentit

Lapsi.al 29 August 2026

Një nga njerëzit më të fuqishëm të Emirateve të Bashkuara Arabe po hyn thellë në biznesin financiar të familjes Trump. Sheiku Tahnoon bin Zayed al Nahyan, i njohur edhe si “sheiku spiun”, është kthyer në aksionerin kryesor të bankës së re që po përgatit kompania e kriptomonedhave World Liberty Financial, e lidhur me familjen Trump.Siç raporton The Wall Street Journal,Tahnoon dhe investitorë të tjerë kontrollojnë 49% të aksioneve të World Liberty Financial Holdings. 

World Liberty Financial ka marrë këtë muaj miratimin paraprak nga autoritetet amerikane për krijimin e një banke me licencë federale. Banka do të menaxhojë USD1, monedhën dixhitale të kompanisë, vlera e së cilës është e lidhur me dollarin amerikan. USD1 ka aktualisht një vlerë tregu prej rreth 4 miliardë dollarësh. Kompania thotë se rezervat që mbështesin monedhën investohen kryesisht në bono të Thesarit amerikan dhe aktive të ngjashme, duke gjeneruar rreth 150 milionë dollarë në vit nga interesat.

Rëndësia e marrëveshjes shkon përtej botës së kriptomonedhave. Tahnoon është këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vëllai i presidentit të vendit, ndërsa kontrollon gjithashtu një perandori financiare me vlerë mbi 1.3 trilion dollarë. Pikërisht kjo ndërthurje mes biznesit dhe politikës ka ngritur pikëpyetje në Uashington. Ligjvënës demokratë dhe ekspertë të etikës kanë kërkuar më shumë transparencë për lidhjet financiare mes Tahnoon dhe kompanive të lidhura me Trump. Shqetësimet janë shtuar edhe për shkak se zgjerimi i marrëdhënieve të biznesit mes dy palëve, po ndodh në një kohë kur administrata Trump po negocion me Emiratet e Bashkuara Arabe për aksesin në teknologjinë amerikane të inteligjencës artificiale.

Marrëveshja për çipat e IA-së në qendër të polemikave

Në pranverën e vitit 2025, Trump njoftoi një marrëveshje që i hapte rrugën Emirateve të blinin miliarda dollarë çipa amerikanë të inteligjencës artificiale. Një pjesë e konsiderueshme e tyre ishte parashikuar për G42, një kompani inteligjence artificiale, e kontrolluar nga Tahnoon. Marrëveshja u vonua fillimisht për shkak të shqetësimeve të disa zyrtarëve amerikanë se teknologjia e avancuar mund të përfundonte te kompani kineze që bashkëpunojnë me Emiratet. Megjithatë, administrata Trump miratoi shitjen e çipave për G42 dhe së fundmi lehtësoi edhe kufizimet mbi sasinë që kompania mund të blejë.

Kjo ndërthurje mes marrëdhënieve të biznesit të familjes Trump dhe negociatave të administratës amerikane me Emiratet ka nxitur kërkesa për më shumë transparencë. Senatorja demokrate Elizabeth Warren dhe dhjetëra ligjvënës të tjerë kanë kërkuar sqarime për strukturën e pronësisë së bankës dhe ndikimin e mundshëm të investitorëve të huaj.

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimet për konflikt interesi, duke deklaruar se presidenti Trump “vepron vetëm në interesin më të mirë të publikut amerikan”. World Liberty Financial duhet ende të përmbushë disa kushte të autoriteteve rregullatore përpara se banka e re të nisë zyrtarisht aktivitetin.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI