
Tre aeroporte britanike janë përballur me një sulm kibernetik.
Bëhet fjalë për aeroportet e Mançesterit, Stansted dhe East Midlands.
Mësohet se nga sulmi u vodhën të dhënat e 8.7 milionë udhëtarëve, përfshirë adresa email-i, numra telefoni, numra regjistrimi të automjeteve dhe kode postare.
Deri më tani nuk janë raportuar ndërprerje operacionale për shkak të sulmit kibernetik.