Flash

Veliaj sfidon sërish Ramën/ Shkarkon për herë të dytë Anela Ristanin

Lapsi.al 28 August 2026

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka tërhequr delegimin e kompetencave Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke e konsideruar atë një pengesë për punën dhe duke përmendur se ajo ka sfifuar autoritetin e tij. Kjo është hera e dytë që Veliaj shkarkon Anuela Ristanin, pas një vendimi të marsit 2025, kur ai e shkarkoi por u tërhoq nga firma e tij pas presionit të Edi Ramës.

Argumentet për heqjen e delegimit

Në mbështetje të nenit 8, pika 2 dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

duke mbajtur në konsideratë se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, është nxjerrë si një instrument organizativ me karakter të përkohshëm, me qëllim garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në kushtet e krijuara në atë kohë;

duke mbajtur në konsideratë se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur si i tillë në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimmarrja më e fundit e kësaj Gjykate ka eliminuar çdo paqartësi mbi vijimësinë dhe mbrojtjen kushtetuese të këtij mandati, si dhe mbi autoritetin që buron prej tij;

duke vlerësuar se vendimmarrja më e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, e cila kërkon që ushtrimi i çdo kompetence të deleguar të zhvillohet në përputhje dhe në koordinim të plotë me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në planin kushtetues;

duke vlerësuar se, pikërisht për shkak të natyrës së tij të përkohshme dhe derivative, delegimi i kompetencave mund të vijojë vetëm për aq kohë sa i shërben qëllimit për të cilin është dhënë dhe ushtrohet në respekt të autoritetit kushtetues dhe ligjor të organit delegues, pa u shndërruar në një burim autonom kompetence të shkëputur prej tij;

duke konstatuar se, në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë;

duke konstatuar se kjo situatë ka kulmuar me refuzimin e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt, duke krijuar një gjendje institucionale në të cilën delegimi, në vend që të realizojë qëllimin e tij fillestar të garantimit të vijimësisë administrative, është shndërruar në pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të organit delegues;

duke çmuar se këto rrethana, të marra së bashku dhe veçanërisht zhvillimet e fundit të sipërpërmendura, përbëjnë një ndryshim thelbësor të kushteve institucionale në të cilat delegimi është dhënë dhe e bëjnë vijimin e tij të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur;

me qëllim garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI