Flash

Veliaj kundër Ramës/ Shkarkon Ristanin nga funksioni i kryetares së bashkisë Tiranë

Lapsi.al 20 March 2025
Veliaj kundër Ramës/ Shkarkon Ristanin nga funksioni i kryetares

Erion Veliaj ka shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë. Veliaj ia ka deleguar këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta. Urdhëri mendohet se është firmosur prej tij nga qelia e burgut në Durrës. Ky vendim shfuqizon atë të Ramës që komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

“URDHËROJ: Znj, Sara Goxhaj, Nën/kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë. Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit për qytetarët për zbatimin e këtij urdhri”, shkruhet në dokument.

Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, e cila u vendos pas arrestimit të Erion Veliaj më 10 shkurt.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI