Flash

Ndizet një vatër tjetër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë pishat pranë Ujit të Ftohtë

Lapsi.al 29 August 2026

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë hotel “New York”. Flakët përfshinë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në vendngjarje mbërritën dy mjete zjarrfikëse. Pas ndërhyrjes, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua.

Sipas të dhënave paraprake, shkak është bërë humusi i nëntokës, i cili vijon të digjet në disa pika dhe era mund të favorizojë riaktivizimin e flakëve. Zjarrfikësit po monitorojnë zonën për të shmangur një vatër të re.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI