Flash

Kultivuan 355 bimë kanabisi në 15 parcela në Fushë-Arrëz, arrestohen dy persona

Lapsi.al 29 August 2026

Dy persona janë arrestuar në Fushë-Arrëz, pasi dyshohet se kishin kultivuar 355 bimë kanabisi në fshatin Apripë e Gurit. Në pranga ranë E. P., 20 vjeç, dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në zonë.

Sipas policisë, bimët ishin mbjellë në 15 parcela në tokë publike. Rasti u zbulua pas disa javësh hetime me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI