Flash

Shkoi të vriste 4 persona që i dhunuan nipin, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

Lapsi.al 29 August 2026

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Golem, pasi një 47-vjeçar ishte nisur për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij 18-vjeçar. Sipas Policisë, konflikti kishte nisur në një hotel, ku 18-vjeçari, i cili punonte si kamerier, ishte dhunuar nga katër persona për shkak të një konflikti lidhur me pagesën për punën e kryer.

Pas marrjes së informacionit se xhaxhai i 18-vjeçarit ishte nisur i armatosur drejt hotelit, policia ndërhyri dhe ndaloi automjetin e tij, duke sekuestruar një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë.  Në vijim të hetimeve u arrestuan 28-vjeçari F. H. dhe 20-vjeçari E. D., ndërsa 36-vjeçari A. F. u shpall në kërkim. Një tjetër 36-vjeçar, M. M., po procedohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë që personat që dhunuan 18-vjeçarin, për të fshehur ngjarjen kishin prerë kabujt e kamerave dhe kishin fshirë të gjitha filmimet e dhunës. 

 

Njoftimi i Plotë:

Kavajë/Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij, falë informacionit të marrë në rrugë operative dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Vihet në pranga 47-vjeçari, i cili u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë. Arrestohet djali i pronarit të hotelit dhe një shok i tij, shpallet në kërkim djali tjetër i pronarit, ndërsa procedohet në gjendje të lirë dhëndëri i pronarit, të cilët kishin dhunuar 18-vjeçarin, (kamerier në lokalin e hotelit dhe nipi i 47-vjeçarit)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Stacionit të Policisë Golem, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në një hotel në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. H., së bashku me shtetasit A. F., E. D. dhe M. M., kanë dhunuar shtetasin G. N., 18 vjeç, kamerier në lokalin e hotelit, për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer. 18-vjeçari ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kryerjes së veprimeve, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, shtetasi M. N., 47 vjeç, banues në Kavajë, i armatosur me armë zjarri, ishte nisur drejt hotelit, me qëllim vrasjen e personave që kishin dhunuar nipin e tij. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar në afërsi të hotelit automjetin që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë shpine, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Po nga veprimet hetimore rezultoi se vendngjarja ishte pastruar, DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 28 vjeç, dhe E. D., 20 vjeç, banues në Kavajë; u shpall në kërkim shtetasi A. F., 36 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit M. N., 47 vjeç, banues në Kavajë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI