Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

BIRN: Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Lapsi.al 29 August 2026

Autoritetet portuale shqiptare refuzuan hyrjen e cisternës “Hanuman”, pasi anija ishte identifikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase si pjesë e “flotës hije” që transporton produkte ruse të naftës. Një anije-cisternë me flamur të Sierra Leones nuk u lejua të enjten të ankorohej në radën e Portit të Durrësit, pasi autoritetet shqiptare e identifikuan atë si pjesë të të ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkja, i tha BIRN se cisterna “Hanuman”, me numër IMO 9295048, ishte identifikuar nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës, GUR, dhe shërbimet partnere si pjesë e “shadow fleet” – një rrjet anijesh të lidhura me transportin e naftës ruse nën regjimin e sanksioneve perëndimore.

Sipas Allkjes, Kapiteneria e njoftoi anijen për ndalimin ndërsa ajo ndodhej rreth 12 milje larg Durrësit, duke mos e lejuar të hynte në radën e portit. \“Anija e mori njoftimin dje nga Kapiteneria në distancën 12 milje larg Durrësit dhe tashmë vazhdon lundrimin në detin Adriatik,” tha Allkja për BIRN.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), të përditësuara më 10 qershor 2026, e identifikojnë “Hanuman” si të përfshirë në transportin e produkteve ruse të naftës drejt vendeve të treta gjatë regjimit të embargos dhe kufizimit të çmimit, të njohur si “price cap”, të vendosur nga G7 dhe Bashkimi Europian.

 
Allkja tha se, sipas të dhënave të shërbimit ukrainas, në shtator 2025 “Hanuman” transportoi më shumë se 30 mijë tonë produkte ruse të naftës nga porti i Novorossiysk drejt Turqisë.

GUR thotë se tankeri ka kryer gjithashtu vizita në terminalin Sheskharis në Novorossiysk, një kompleks i rëndësishëm për eksportet ruse të naftës dhe pikë fundore e tubacioneve të kompanisë Chernomortransneft, degë e operatorit shtetëror rus të tubacioneve Transneft.

E ashtuquajtura “flotë hije” përbëhet nga një rrjet tanker-ësh që Rusia përdor për të mbajtur në lëvizje eksportet e saj të naftës pas vendosjes së sanksioneve perëndimore për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Këto anije operojnë shpesh me flamuj të vendeve të treta dhe struktura pronësie të vështira për t’u gjurmuar.

Vendet e G7 dhe Bashkimi Europian vendosën në fund të vitit 2022 një kufi çmimi për naftën ruse të transportuar në rrugë detare, së bashku me kufizime për sigurimin, financimin dhe shërbime të tjera të lidhura me transportin.

Shqipëria, vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i NATO-s, është rreshtuar me sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Të dhënat e trafikut detar tregojnë se cisterna “Hanuman” e kishte vizituar më herët portin e Durrësit, në nëntor 2025.

Një investigim i BIRN, i publikuar në maj 2026, e identifikoi cisternën si pjesë të një liste anijesh të dyshuara për kontrabandë me naftë ruse ose drithëra të vjedhura nga territoret e pushtuara të Ukrainës, të cilat kishin vizituar portet shqiptare që prej vitit 2022, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e sanksioneve të vendosura nga qeveria shqiptare kundër Moskës.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI