
37 persona kanë humbur jetën dhe 42 të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus në periferi të Kievit. Mes të plagosurve janë edhe katër fëmijë. Një dron goditi një depo armësh dhe municionesh në fshatin Myla, në distriktin e Buchas. Goditja shkaktoi shpërthime të fuqishme të predhave, minave dhe dronëve të magazinuar brenda objektit.
Shpërthimet dëmtuan edhe ndërtesat përreth, mes tyre një qendër për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara. Rreth 400 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.