Flash

VAR i heq fitoren Vllaznisë, plasin polemikat: dy gola të anuluar në kohën shtesë shpëtojnë Elbasanin

Vllaznia dukej se e kishte fituar ndeshjen në minutat shtesë, por VAR ndërhyri dy herë dhe ndryshoi fatin e sfidës.

Lapsi.al 29 August 2026

Një fund i çmendur në Elbasan, dy gola të anuluar dhe shumë polemika. Vllaznia dukej se e kishte fituar ndeshjen në minutat shtesë, por VAR ndërhyri dy herë dhe ndryshoi fatin e sfidës. Shkodranët largohen me vetëm një pikë, ndërsa Elbasani mund të ndihet me fat që shpëtoi nga humbja. Dy gola të anuluar në minutat e fundit i mohojnë shkodranëve fitoren. Martini përjashtohet pas protestave, ndërsa Elbasani shpëton me një pikë.

Elbasan Arena ishte skena e një prej përfundimeve më të tensionuara të javës së dytë të Superiores. Vllaznia dhe Elbasani ndanë nga një pikë, por barazimi 1-1 nuk tregon dot gjithë historinë e një sfide që në fund u vendos më shumë nga episodet sesa nga loja. Shkodranët e nisën me një alarm të madh për vendasit. Që në minutën e dytë, Balaj goditi traversën, ndërsa Elbasani u përgjigj dhe e ktheu ndeshjen në një betejë të hapur.

Vllaznia godet e para, Elbasani reagon

 

Pas rasteve të njëpasnjëshme, kombinimi Balaj-Murataj solli avantazhin e Vllaznisë në minutën e 18-të. Murataj nuk gaboi dhe i dha shkodranëve epërsinë.

 

Elbasani nuk u dorëzua. Loja kaloi nga njëra portë te tjetra, me Gjinin, Drosin dhe Hebajn që krijuan momente rreziku. Ritmi mbeti i lartë edhe pas pushimit, ndërsa të dyja skuadrat shpërdoruan mundësi që mund të kishin ndryshuar rezultatin.

 

Në një moment, Murataj pati ndoshta mundësinë më të pastër për të dyfishuar avantazhin. Por fati dhe pasaktësia e lanë Elbasanin ende në lojë.

 

Barazimi ndez dramën

 

Dhe vendasit përfituan. Hebaj, shkodrani që tashmë luan për Elbasanin, devijoi topin në rrjetë dhe vendosi baraspeshën.  Por drama e vërtetë sapo kishte nisur.

 

Në fundin e takimit, Vllaznia gjeti sërish rrugën e rrjetës. Tafili festoi avantazhin, por VAR e thirri arbitrin për rishikim. Perez u konsiderua në pozicion jashtë loje dhe pengues në trajektoren e portierit. Goli u anulua.

 

Një tjetër gol, një tjetër polemikë

 

Vllaznia nuk u dorëzua dhe në minutën e gjashtë shtesë besoi se e kishte gjetur golin e fitores. Por edhe këtë herë VAR ndërhyri: Musta ishte në pozicion jashtë loje dhe goli i dytë u anulua.

 

Protestat shpërthyen, ndërsa trajneri i Vllaznisë, Martini, e ndoqi fundin e takimit nga dhomat e zhveshjes pas përjashtimit.

 

Në fund, një pikë për secilën skuadër, por ndjesi krejtësisht të ndryshme. Elbasani shpëtoi nga një humbje që dukej shumë pranë, ndërsa Vllaznia mbeti me pyetjen e madhe: sa do të kishte ndryshuar gjithçka nëse njëri prej atyre dy golave do të ishte i vlefshëm?

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI