Flash

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë se bllokon fondet për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin

Lapsi.al 29 August 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në Prishtinë përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku. Në takim u diskutua për diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve në Serbi dhe për bllokimin e fondeve të destinuara për projekte në këto zona.

Kurti tha se këtë vit janë bllokuar dy transferta financiare, një në janar me vlerë 304 mijë euro dhe një tjetër në prill me rreth 1.8 milionë euro. Sipas tij, fondet lidhen me dhjetëra projekte në kulturë, sport, arsim, media, përdorimin e gjuhës shqipe dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ai u ndal edhe te vizita e fundit e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në zonat me shumicë serbe në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Sipas Kurtit, mënyra si trajtohen shqiptarët në këto zona tregon një pabarazi të theksuar institucionale.

Kurti i bëri thirrje Bashkimit Europian të reagojë ndaj asaj që e cilësoi diskriminim sistematik të shqiptarëve në Serbi. Ai tha se Kosova do të vijojë ta ngrejë këtë çështje në Bruksel, Uashington dhe Strasburg, ndërsa mbështetja për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sipas tij, do të mbetet e vazhdueshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI