
Një video që është publikuar në mediat online ka fiksuar momentet dramatike brenda anijes “Filo Jet”, pak para se katamarani të përmbysej dhe të fundosej në brigjet e Kyrenias të Qipros turke.
Pamjet tregojnë pasagjerët që përpiqen të braktisin anijen teksa uji fillon të hyjë në të. Disa prej tyre kanë veshur tashmë jelekët e shpëtimit, ndërsa të tjerë po nxitojnë të gjejnë një rrugëdalje.
Imazhet kanë fiksuar panikun që mbizotëronte, me zëra që dëgjohen teksa situata brenda katamaranit përkeqësohet.
?KKTC Girne açıklarında batan yolcu gemisinde son anlar böyle görüntülendi
— Dr. Sefa Karahasan (@sefakarahasan) August 30, 2026
Gemideki yolcuların çaresizliği yürek burktu. pic.twitter.com/21l6ixoDE7
Anija “Filo Jet” ishte nisur nga Kyrenia me destinacion portin e Tasuj, në Mersin të Turqisë, kur filloi të merrte ujë disa milje larg bregdetit. Sipas informacioneve kapiteni u përpoq ta kthente anijen në port, por dështoi.
Kapiteni dhe 7 anëtarë të ekuipazhit janë arrestuar, njoftuan autoritetet vendase. Raporti i fundit zyrtar për tragjedinë raporton 8 të vdekur dhe 17 të zhdukur ndërsa 242 persona janë shpëtuar.
Sipas autoriteteve, në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 267 persona (259 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit). Operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur ata që ende mungojnë po vazhdojnë me të gjitha mjetet në dispozicion. Kanë nisur ndërkohë hetimet për të përcaktuar shkaqet e mbytjes së anijes. ©LAPSI.al