Flash

Ç'po ndodh me zjarret/ Situatë e vështirë në Dajt dhe Dibër, 7 vatra aktive

Lapsi.al 30 August 2026

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata e zjarreve në vend mbetet nën monitorim të pandërprerë, ku nga 20 vatra të raportuara gjithsej, 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera ndodhen nën mbikëqyrje.

Ministria raporton se vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës, ku për përballimin e flakëve janë angazhuar qindra forca operacionale, efektivë ushtarakë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Pavarësisht terrenit të vështirë në zona të caktuara malore, strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe deri më tani nuk raportohet për zona të banuara që të sintë në rrezik.

"Sipas informacionit operacional të datës 30.08.2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 284 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive kryesore janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës.

Në zonën e Dajtit, drejt Qafë-Priskës, vijon puna me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë ushtarakë, të mbështetur nga një helikopter.

Në qarkun Dibër situata me angazhimin më të madh: në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë 91 forca; aktive mbeten gjithashtu vatrat në Lundre të Matit, ku ndërhyri një helikopter i FA-së, dhe në Ballenjë të Martaneshit, në një zonë të mbrojtur.

Në Qafën e Lugut, Vithkuq, vatra në sipërfaqe pyjore do të monitorohet gjatë natës për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë së ndërhyrjes në orët e vona.

Në Zallë, Fushë-Krujë, vatra e riaktivizuar është vënë nën kontroll pas angazhimit të MZSH-së, forcave bashkiake dhe 30 efektivëve të FA-së. Nuk raportohen zona të banuara në rrezik.

Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen në mbikëqyrje, ndërsa gjatë ditës janë shuar plotësisht zjarret në Strikçan dhe Nivicë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve", - njofton Ministria. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI