Flash

Kthesa gjeopolitike: India i kërkon Putinit fundin e luftës në Ukrainë

Lapsi.al 31 August 2026

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka përcjellë presidentit rus Vladimir Putin një mesazh të qartë për nevojën e përfundimit të luftës në Ukrainë, duke deklaruar se India mbështet çdo përpjekje që synon arritjen e paqes. 

Gjatë takimit mes dy liderëve në Bishkek të Kirgistanit, në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Modi theksoi se konflikti nuk duhet të vijojë dhe se palët duhet të punojnë për përfundimin e armiqësive.

“Çdo ditë lufte e kthen njerëzimin prapa. Ne duhet të punojmë për t’i dhënë fund armiqësive”, tha Modi, sipas raportimeve.

Takimi Putin-Modi u zhvillua në margjinat e samitit të SCO-së, ku India, Rusia, Kina dhe vende të tjera po diskutojnë çështje të sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimeve ndërkombëtare. Qëndrimi i Modit pasqyron politikën e Indisë për të nxitur dialogun dhe një zgjidhje paqësore të konfliktit, ndërsa New Delhi ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë strategjike me Moskën. 

 

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI