Flash

Mel Gibson nën kritika të ashpra, veprimi ndaj përkthyeses bëhet viral

Lapsi.al 31 August 2026

Mel Gibson është përfshirë në një valë kritikash pasi u filmua duke imituar një përkthyese të gjuhës amerikane të shenjave (ASL), teksa ngjitej në skenë për një panel në Fan Expo Canada.

Aktori 70-vjeçar po përshëndeste publikun kur, në një moment, nisi të imitonte gjestet e përkthyeses, përpara se të drejtonte dorën nga turma. Videoja e momentit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta.

Disa përdorues e kritikuan ashpër Gibson, duke e cilësuar veprimin e tij si të papërshtatshëm dhe fyes, ndërsa të tjerë e morën momentin me më shumë humor.

Pas reagimeve, Gibson kërkoi falje dhe pranoi se veprimi i tij ishte i pamenduar.

“Kur del në skenë nën dritat e forta, ndonjëherë mendja të shkon në shumë drejtime dhe mund të bësh ndonjë budallallëk spontan e të pamenduar”, deklaroi aktori.

Gibson theksoi se nuk kishte asnjë qëllim keqdashës dhe shtoi: “Sigurisht që i kërkoj falje kujtdo që është ndier i ofenduar apo i mërzitur nga kjo.”

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI