Flash

Vrasja e Santiago Malkos/ Të akuzuarit ankohen në ILD ndaj trupës së Apelit të Posaçëm

Lapsi.al 2 September 2026

Të akuzuarit për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko, i janë drejtuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një ankesë ndaj trupës gjykuese të Apelit të Posaçëm.

Përmes avokatëve, Leonard Duka, Oltjon Loga, Fatmira Hyseni dhe të pandehur të tjerë pretendojnë shkelje të rënda procedurale, cenim të paanshmërisë dhe përdorim të standardeve të dyfishta gjatë gjykimit të procedimit penal nr. 177/2019.

Sipas mbrojtjes, gjyqtarët Saida Dollani, Iliriana Olldashi dhe Engert Pëllumbi kanë marrë më herët pjesë në gjykimin e bashkëpandehurve të tjerë në të njëjtën dosje dhe janë shprehur më parë lidhur me pozicionin procedural të të pandehurve aktualë.

Avokatët pretendojnë se gjyqtarët Olldashi dhe Pëllumbi kanë pranuar më herët ekzistencën e shkaqeve për heqje dorë nga gjykimi. Mbrojtja i referohet gjithashtu gjyqtarit Dhimitër Lara, i cili, në një proces tjetër ndaj bashkëpandehurit Ilir Selmani, ka pranuar se kërkesa për përjashtimin e tij duhej pranuar dhe ka dhënë dorëheqjen.

Sipas mbrojtjes, pavarësisht rrethanave të ngjashme, në çështjen aktuale kërkesat për përjashtim janë rrëzuar nga gjyqtarja Daniela Shirka, ndërsa kërkesat për dorëheqjen e dy anëtarëve të trupit gjykues nuk janë pranuar nga zv.kryetari Dhimitër Lara, raporton Fatjon Gjinaj për Syri.

Për këtë arsye, avokatët pretendojnë se është përdorur standard i dyfishtë dhe kërkojnë nga ILD-ja verifikimin e shkeljeve të pretenduara.

Ndërkohë, seanca e radhës në Apelin e Posaçëm është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. SPAK ka ankimuar vendimin e shkallës së parë, e cila shpalli të pafajshëm Erlis Dukën, vëllain e Leonard Dukës.

Santiago Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019 në Tiranë. Çështja është hetuar dhe gjykuar si pjesë e një dosjeje të gjerë penale, ndërsa disa prej të pandehurve janë gjykuar në procese të veçuara.

Në janar, GJKKO dënoi me 30 vite burg Leonard Dukën dhe me nga 25 vite burg Fatmir Hysenin, Aleksandër Maxhakun, Oltjon Logën dhe Dritan Agajn, ndërsa Erlis Duka u shpall i pafajshëm.

Në procesin e veçuar, Ilir Selmani dhe Blendi Teta u dënuan përkatësisht me 26 dhe 25 vite burg.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI