Flash

Përplasjet para kryeministrisë/ 13 të arrestuar nga Policia, protestuesit te Komisariati nr. 3: Lironi shqipet!

Lapsi.al 2 September 2026

Një grup protestuesish është mbledhur paraditen e sotme përpara Komisariatit nr. 3 në Tiranë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar pas tensioneve që shoqëruan mbrëmjen e djeshme protestën e 94-të përpara Kryeministrisë.

Tubuesit janë vendosur pranë komisariatit ku po mbahen një pjesë e të arrestuarve dhe, me thirrjet “Lironi shqipet!”, kërkojnë lirimin e tyre.

Protesta përpara Komisariatit nr. 3 është vijim i asaj që ndodhi mbrëmjen e së martës. Pas përplasjeve me efektivët përpara Kryeministrisë dhe shoqërimit të disa prej pjesëmarrësve, protestuesit marshuan drejt të njëjtit komisariat, ku kërkuan lirimin e të ndaluarve.

Policia e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë se, pas protestës së 1 shtatorit, janë arrestuar në flagrancë 14 persona, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.

Sipas versionit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, një grup protestuesish u grumbullua në rrugën “Ismail Qemali”, në krahun jugor të Kryeministrisë, duke bllokuar hyrje-daljet e godinës. Policia pretendon se në atë moment brenda Kryeministrisë ndodheshin “personalitete të larta shtetërore”, ndërsa efektivët krijuan një kordon sigurie për të penguar depërtimin e protestuesve më tej në perimetrin e institucionit.

Sipas njoftimit, protestuesve iu kërkua për rreth 30 minuta, përmes megafonit, të shpërndaheshin dhe të lironin rrugën. Policia thotë se ata nuk iu bindën thirrjeve dhe, gjatë ndërhyrjes për zhvendosjen e tyre, bënë rezistencë, u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes dhe shtynë e goditën efektivët.

Për 14 personat e arrestuar dhe tre të proceduarit në gjendje të lirë, materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndërkohë, protesta është zhvendosur sot nga Kryeministria te dyert e Komisariatit nr. 3, ku mbështetësit e të arrestuarve vijojnë të kërkojnë lirimin e tyre.

 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI