Flash

Sulmuesi i ri i Juventus Woltemade, i përçmuar nga drejtuesit e Newcastle: “Blerje nga paniku, me një çmim të fryrë”

Viti i parë i Nick Woltemade në Premier League ka qenë një dështim i plotë, një operacion ekonomikisht i rëndë për Newcastle, që pas vetëm një viti u detyrua ta huazonte te Juventusi

Lapsi.al 1 September 2026

Viti i parë i Nick Woltemade në Premier League ka qenë një dështim i plotë, një operacion ekonomikisht i rëndë për Newcastle, që pas vetëm një viti u detyrua ta huazonte te Juventusi, për të mos pasur në stol një lojtar të blerë për 90 milionë euro. Ai u ble nga Stuttgarti për një shumë të ekzagjeruar, por askush nuk e priste që sezoni i tij në Angli të shkonte kaq keq: me 198 centimetra gjatësi, ai nuk është qendërsulmuesi klasik i zonës së rreptësisë dhe me Howe gjithmonë e ka gjetur veten jashtë kontekstit ideal për të dhënë më të mirën.

Kritikat nisën menjëherë pas mbërritjes së tij, edhe pse në debutim shënoi golin e fitores. Por ai ishte një nga të paktat momente pozitive të gjithë kampionatit, ku shënoi vetëm 8 gola në 33 ndeshje, një rendiment shumë larg atij të sulmuesve të nivelit të lartë. Por, ajo që është edhe më e keqe, është mënyra se si drejtuesit e Newcastle e kanë konsideruar atë: sipas Dailymail, ishte “një blerje e diktuar nga paniku dhe me një çmim të fryrë”, një përshkrim aspak lavdërues dhe, për të thënë të paktën, shqetësues.

Pse Newcastle e largoi Woltemade

Të ndalesh vetëm te statistikat do të ishte një analizë shumë sipërfaqësore e sezonit të gjermanit, i cili kishte pak të përbashkëta me mënyrën e lojës së Newcastle. Ai e pagoi peshën e 90 milionë eurove të shpenzuara për kartonin e tij, një blerje impulsive me një çmim tepër të lartë, siç e pranoi edhe drejtuesit e klubit anglez, të shqetësuar se nuk kishin bërë goditjen e madhe të merkatos së verës. Për më tepër, Magpies nuk i ndërtuan një skuadër të përshtatshme për karakteristikat e tij: ata që prisnin qendërsulmuesin klasik, të madh dhe statik të futbollit anglez, u përballën me një gjigant që nuk është shumë i mirë në lojën me kokë, por që është shumë i aftë me këmbët dhe shkëlqen në marrjen e topit mes linjave, duke qenë në gjendje të tërhiqet deri në zonën e mesfushës për të kërkuar topin.

Woltemade është shumë teknik pavarësisht përmasave të tij fizike dhe është në gjendje ta bëjë skuadrën të luajë në mënyrë të mrekullueshme, duke drejtuar topin dhe duke u krijuar të tjerëve mundësinë për të shënuar. Loja me shpinë nga porta nuk është për të, por pikërisht këtë kërkonte Howe nga qendërsulmuesi i tij. U krijua një kontradiktë e dëmshme për sulmuesin e kombëtares gjermane, i cili shënoi shumë pak, duke ushqyer edhe më shumë diskutimet rreth tij. Madje, për një periudhë të shkurtër u aktivizua në mesfushë për të shfrytëzuar karakteristikat e tij, një eksperiment i shpejtë që as ai nuk rezultoi i suksesshëm.

Blerja nga paniku

Sipas Dailymail, drejtuesit e Newcastle e pranuan menjëherë se bëhej fjalë për një sulmues të blerë në kushtet e panikut, pa bërë më parë vlerësimet e duhura. Woltemade u la mënjanë edhe nga trajneri i ri Jaissle, i cili nuk ka nevojë për një lojtar si ai për skuadrën e tij të re, të ndërtuar mbi një tjetër mënyrë organizimi (dy fitoret në dy ndeshjet e para të Premier League po i japin të drejtë).

Për këtë arsye, 90 milionë eurot e shpenzuara për gjermanin peshojnë edhe më shumë dhe huazimi i pastër për 5 milionë euro te Juventusi në ditën e fundit të merkatos (me pagën e paguar nga bardhezinjtë) ishte lëvizja e dëshpëruar e Newcastle për të mos shpërdoruar një investim të çmendur. Një përpjekje për ta ndihmuar të ngrejë kokën pas një viti të tmerrshëm, me gabimin fillestar të bërë nga ata që e blenë, të shtyrë nga frika se do të mbeteshin me një skuadër me alternativa të pamjaftueshme.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI